Vullnet Mato - shkrimtar
PENAT E FSHATIT TĖ MENĒUR
Duke bėrė analogji me kėngėn popullore: "Kėndojnė gjashtė bilbilė, tre tė
kuq e tre jeshilė ... ", pėr Fterrėn mund tė thuhet se asaj i kėndojnė "Dyzet bilbilė dhe tė gjithė janė jeshilė. "
Nė kuptimin e bilbilave tė dėgjuar, qė u ėshtė hapur drita jeshile pėr tė kėnduar nė tė gjitha fushat dhe malet e shtypit
kombėtar.
Kėnga popullore e ka fjalėn pėr gjashtė bandillė qė i kėndojnė njė vajze tė bukur.
Teksa ne e kemi fjalėn kėtu pėr dyzet bandillė tė mirėfilltė tė penės, qė i kėndojnė me shumė dashuri Fterrės sė bukur dhe
gjithė Shqipėrisė:
Kėndojnė dyzet bilbilė
Dhe tė gjithė janė jeshilė
Dhe tė gjithė ia thonė pa prerė
Si violinat nėpėr erė,
Cili tė pėlqen, moj Fterrė? ...
- Ai qė kėndon mė mirė
pėr mua dhe Shqipėrinė,
Ai bilbil, qė kur ia merr
pikon mjaltė dhe sheqer
e i bėjnė iso shumė tė tjerė.
Dhe kėngėn e “bilbilave” tė tillė tė penės si, Bardhyl Xhama, Vullnet Mato, Sulejman Mato, Guro Zeneli, Liri Lubonja,
Agim Mato, Shehri Mita, Jakup Mato, Ilir Bezhani, Xhemal Mato, Nafiz Bezhani, Servet Dauti, Maksut Ēallo, Violeta Mita, Meliha
Shkurti,Valbona Bezhani, Edlira Malo e shumė tė tjerė, njerėzit e kanė dėgjuar deri jashtė kufijve tė vendit dhe janė
bėrė "bandillė" tė zgjedhur pėr shumė lexues.
Mirėpo, natyrshėm lind pyetja: Pse kaq shumė mendimtarė, shkrimtarė e intelektualė
nga ky fshat fare i vogėl? Dhe pėrgjigjen, sė pari, e jep vetė trualli shkėmbor i Fterrės me tokėn e pakėt pėr t'i ushqyer
njerėzit. Pra, kuptohet, kur stomaku nuk mbushet mirė me bukė, ai ka lugėn e vet - trurin, tė cilin e ēon nė kėrkim tė gjithanshėm
pėr tė gjetur ushqim. Dhe kėrkimi ka filluar qysh herėt, kur luga e trurit iu drejtua diturive fetare, si i vetmi burim pėr
tė siguruar ushqimin e njerėzve tė zgjuar. Pikėrisht nė kohėn kur me dhjetėra djem tė Fterrės “sulmuan” Perandorinė
Osmane, shkuan deri nė Mekė pėr haxhillėk dhe u kthyen hoxhallarė tė studiuar e tė kėrkuar nė tė gjitha xhamitė e Jugut. Pastaj
tė diturit e Fterrės hapėn shkollat fetare tė kohės dhe mė pas ēelėn shkollat e para shqipe,
si mėsues tė mirė e tė dėgjuar, qė kishin mbaruar Normalen e Elbasanit.
Kėsisoj, dituria, e prirė nga menēuria e
trashėguar nė breza, bėri qė Fterra e vogėl tė bėhet me njė emėr tė madh e tė nderuar nė tė gjithė vendin. Aq sa shpesh ta
quajnė "Fshati i menēur". Dhe nuk janė pak tė menēurit e Fterrės, por disa qindra intelektualė tė pėrhapur nė tė gjithė vendin
e nė tė gjitha nivelet e punėve shoqėrore. Dy akademikė tė ulur nė kolltukėt e lartė tė Akademisė sė Shkencave, dy aktorė
dhe njėherėsh komediografė tė inkuadruar nė skenėn e Teatrit Kombėtar, disa emra tė nderuar qė kanė marrė parashtesėn Profesor-Doktor,
shumė bluza tė bardha mjekėsore nė klinikat kryesore tė kryeqytetit, disa spaleta ushtarakėsh tė lartė, disa diploma inxhinierėsh
tė tė gjitha fushave, juristė, arsimtarė, ekonomistė, gazetarė, kritikė, elektronistė dhe shumė debutues tė tjerė nė tė gjitha
sferat e veprimtarisė njerėzore. Ata e kanė bėrė Fterrėn jo vetėm tė dėgjuar anekėnd kufijve tė vendit e mė gjerė, por edhe
me dy gazeta e me shumė faqe individuale nė internet, qė klikohen nga mėrgimtarėt nė tė gjithė botėn.
Por kėsaj here ne do tė ndalemi kryesisht te penat majėmprehta tė letrave. Prej
tyre kanė dalė disa qindra libra, qė kanė mbushur bibliotekat dhe shfaqen herė pas herė me tituj tė rinj nėpėr libraritė e
vendit. Koleksionin mė tė plotė me to e ka krijuar pasionanti i dėgjuar Profit Zani, duke hapur njė bibliotekė tė pasur me
librat e shkrimtarėve dhe poetėve Fteriotė.
Dihet qė minjtė e uritur brejnė, veē tė tjerave, dhe libra tė mbuluar nga pluhuri.
Por ma merr mendja se brejtėsit e rėndomtė shtėpiakė, nuk besoj tė kenė pasur mundėsi tė kafshojnė librat qė shkojnė dorė
mė dorė, si romani fantastik-shkencor "Ekspedita e kaltėr" apo novela “Tėrfili me katėr fletė” tė shkrimtarit
pėr fėmijė B.Xhama, tetė libra tė tė cilit janė nderuar me ēmime. Apo romanet e autorit tė kėtij shkrimi, V.Mato: "Damkosja
e engjėjve", "Vajza e kyēur" dhe sė fundi “Marrėzia e madhe”, librin me poezi tė S.Matos "Nėn diellin e Jugut"dhe
atė me tregime "Banorėt e Vilės" etj. Librat e N.Bezhanit "I mallkuari i Noes" dhe tre vėllimet "Mėkatarė", komeditė e aktorėve:
Sh.Mita "Dy krisma nė Paris" dhe "Kėshilli i ndrikullave" qė janė nderuar me ēmime kombėtare, tė I.Bezhanit, "Nė katin e dytė
ėshtė parajsa" dhe "Mashtruesit", e cila ėshtė pėrkthyer nė frėngjisht dhe ėshtė vėnė nė skenė nė Paris bashkė me pjesėn"
Sa mirė bėri qė vdiq". Librat e L. Lubonjės " Pėr ju vajza", "Larg dhe mes njerėzve", Librat e G.Zenelit "Pa mua rrethi ngec
nė vend" dhe " Ne tė lamė, po ti s'na le" etj. Librat monografi tė J.Matos "Risi tė letėrsisė shqiptare", "Paradokset e satirės
dhe humorit", libri me vjersha lirike i S.Dautit "Fterrė zemra ime", librin e M.Ēallos “Frymėzime pogradecare" e deri
te libri me vjersha “Ėndrrat e fėmijėve”, i botuar kohėt e fundit nga vogėlushja e fillores Ersila Ēeli.
E shprehur ndryshe, njerėzit e penės quhen edhe "Punėtorė tė mendjes". Dhe ky
emėrtim u shkon tamam, po tė kemi parasysh se veprimtaria kryesore e punėtorit ėshtė prodhimi. Dhe mendja e kualifikuar, pėrveē
prodhimit me gojė, superprodhimin e saj tė cilėsisė sė lartė e nxjerr me shkrim. Ka shumė njerėz tė kėsaj ane qė superprodhimin
mendor e kanė derdhur nė libra, tė tė gjitha fushave tė dijes. Ismet Elezi, pėrveē tridhjetegjashtė artikuj shkencorė,
ka botuar dhe "E drejta zakonore penale e shqiptarėve", pėr tė cilėn ka marrė
Ēmimin e Republikės, ndėrsa kohėt e fundit botoi edhe "Kanunin e Labėrisė", Besim Elezi ka botuar disa artikuj shkencorė,
studime nė revista shkencore e disa tekste mėsimore. Muzafer Korkuti ka botuar disa revista shkencore, brenda dhe jashtė
vendit, dhe tekste shkollore e universitare pėr arkeologjinė e hisorinė e Shqipėrisė,
librat "Arti shkėmbor nė Shqipėri", "Neoliticthum und chalkolithichum in Albanien" botuar nė Gjermani etj.
Xhemal Mato, pėrveē 74 dokumentarėve pėr natyrėn, mjedisin, turizmin dhe traditat kulturore tė shqiptarėve, ka botuar
edhe dy libra shkencorė: "Gjithėsia rreth nesh" dhe "Shkenca dhe enigmat." Kudret Mita, si pedagog dhe si punonjės
pranė Misionit tė Shqipėrisė nė NATO, ka bėrė fjalorė enciklopedikė ushtarakė. Edip Bezhani ka botuar monografinė "Morfometria
dhe funksioni i veshkės" dhe shumė publikime nė revista kombėtare e ndėrkombėtare. Libra shkencorė universitarė apo shkollorė
nė fusha tė ndryshme)kanė botuar edhe Sezai Braho, Zaēe Malo, Vehap Bezhani, Hamza Memi, Ilmi Mita, Eva Brinja etj. Zeko
Braho ka botuar disa studime si dhe librin "Vlora nė rrjedhėn e historisė". Mukades Manēe (Ruka) ka hartuar
tekste mėsimore dhe ka botuar fjalorin "Rusisht - Shqip". Hamlet Bezhani ėshtė bashkautor njė
vepre madhore, i fjalorit "Gjermanisht Shqip" nė dy vėllime me 82.000 fjalė botuar
nė Gjermani. Lek Xhama ka hartuar librin universitar "Terminologjia mjekėsore latine" etj. Halit Zhupa e Pasho Zhupa
kanė botuar disa libra nė fushėn ushtarake. Hulusi Hizmo ka bėrė disa botime nė fushėn e kulturės .
Disa pena tė tjera tė Fterrės i
kanė shprehur ndjenjat, mendimet e vlerėsimet e tyre kryesisht pėr vendlindjen dhe njerėzit e saj tė shquar. Kėshtu, Dilavet Shkurti ka botuar librin “Fterra kasabaja labe”, Naxhi
Zhupa ka shkruar dy libra pėr Fterrėn, pėr lashtėsinė e saj dhe pėr Luftėn Nacionalēlirimtare, Bajram Sadikaj ka botuar librin “Zambakėt e kuq tė Fterrės”, kushtuar dėshmorėve. Kohėt e fundit u publikua libri me kujtime e krijime i Tahsin Elezit
“Fterra plakė o zemra ime” etj.
Pa i numėruar tė gjithė nė pak fraza qė mundėson ky shkrim, janė shumė emra dhe
shumė tituj tė tjerė, qė gurgullojnė pareshtur nga burimi letrar i Fterrės me ujė shpėrthyes tejet tė bollshėm.
Dhe sė fundi, pėr t’u ndarė
me lexuesin e kėtij shkrimi nė mėnyrė sa mė gazmore, dėshiroj tė bėj njė paralelizėm figurativ. Sikur tė kishte mundėsi, qė
tirazhet e plota tė tė gjithė librave tė shkruara nga penat fteriote tė ktheheshin nė tulla tė ndritshme dhe me to tė ngrihej
njė ndėrtesė, ndoshta do tė dilte njė vilė aq e bukur, sa do ta kishin zili arkitektėt e letrave tė shkruara tė shqipes.