“ Kam shumė dashuri pėr Fterrėn dhe njerėzit e saj”
-Bisedė me mjekun Hamza Memi-
Disa ditė mė parė, nė tavernėn e “Dajtit”, midis shokėve
tė “Parlamentit” tė Fterrės, takova edhe moshatarin tim, mjekun e
pedagogun e mirėnjohur Hamza Memi. Mosha ka bėrė tė vetėn, por Hamzua, siē i
kemi thirrur ne qė nė fėmijėrinė e hershme, ka mbetur gjithė jetėn po ai njeri buzagaz e fjalėpakė, i matur e dashamirės,
siē e njohin tė gjithė.
Kisha menduar prej kohėsh tė shkruaj diēka pėr tė nė gazetėn “Fterra jonė”. U tėrhoqėm nė
njė tavolinė mė vete dhe, duke pirė kafen, ia shfaqa mendimin tim. Nuk pranoi. Me atė thjeshtėsinė e tij karakteristike u
mundua tė mė bindė qė tė mos shkruhej pėr tė. Por kėmbėngulja, argumentet dhe vendosmėria ime, mė nė fund e thyen. Dhe, si
papritur e pa kujtuar, ashtu nė bisedėn e shtruar, ia drejtova disa pyetje, tė cilave iu pėrgjigj shkurt, mė shumė pėr tė
mė plotėsuar dėshirėn.
Hamzua ka pasur njė fėmijėri tė vėshtirė. Lindi nė Fterrė nė vitin 1932. Prindėrit i vdiqėn qė tė dy,
fare tė rinj. Mbeti jetim njė vjeē e gjysmė, bashkė me dy vėllezėrit, Safetin e Osmėnin, pak mė tė mėdhenj.
- E di dhe e kujtoj qė mė kanė rritur me shumė kujdes e dashuri hallat e mia, Zula dhe Hatemja, - thotė Hamzua i tretur
nė mendime. Dhe vazhdon: Mbaj mend qė hallė Zula mė ka treguar kėtė ndodhi: Pasi varrosėm Menekon (nėnėn time) shkova nė shtėpi dhe burri ( Hamit Shkurti) mė pyeti: Si vendosėt pėr fėmijėt? Unė i thashė: Do tė kujdesemi me radhė, herė unė e herė Hatemja.
Burri mė tha: Nė qoftė se do qė tė jesh gruaja ime, shko merri fėmijėt e bjeri kėtu. Po vdiqėn fėmijėt e mi, do tė vdesin
dhe ata.
Hamzua tregon dhe njė histori tjetėr. “Hallė Zulėn
mendoja se e kisha nėnėn time. Kur isha 5-6 vjeē u gremisa nė oborr, u vrava e u gjakosa dhe fillova tė qaja duke thirrur:
O nėno, o nėno! Njė djalė mė i madh se unė qė m’u gjend pranė, mė tha se ti nuk ke nėnė, tė ka vdekur. Zula ėshtė halla
jote. Halla doli me vrap dhe kur mė pa tė gjakosur dhe mėsoi ē’mė tha shoku, mė puthi,
mė ngriti nė krahė tė mė ēote brenda dhe po qante bashkė me mua. Edhe sot e kėsaj dite e kam nė sy atė skenė.
I kujtoj me shumė dashuri hallat e mia dhe u jam shumė mirėnjohės, se mė kanė mbajtur e trajtuar si
fėmijėt e tyre.
Hamzua mė flet pėr vitet e shkollimit. Me kujdesjen e Zenel Shkurtit, nė moshėn tetė vjeē, nė vitin
1940 pranohet nė “Strehėn Vorfėnore” nė Tiranė, ku mbaroi dhe shkollėn fillore. Transferohet njė vit nė Gjirokastėr
dhe pastaj pėrsėri nė Tiranė, ku pėrfundon me sukses Politeknikumin Mjekėsor.
Nxėnės i zellshėm e me sjellje shembullore, Hamzai fiton bursė nga shteti pėr tė vazhduar studimet e
larta nė Bashkimin Sovjetik, nė “Institutin e Parė tė Mjekėsisė” nė Moskė. Edhe aty u shqua si student shembullor
dhe mori diplomėn e mjekut me rezultate shumė tė larta nė vitin 1958. Dhe, po atė vit qė pėrfundoi studimet, nisi punėn si
mjek patolog nė Spitalin e Pėrgjithshėm nė Tiranė, nė klinikėn e terapisė hospitaliere.
Punoi me pasion, pėrkushtim e aftėsi profesionale pėr rreth katėr vjet, gjer sa nė vitin 1961 emėrohet
pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė Katedrėn e Higjienės dhe tė Sėmundjeve Infektive, ku u mor me higjienėn dhe organizimin
shėndetėsor.
Mė pas, pėr vite e vite tė tėra jeta profesionale e shkencore e Hamza Memit vazhdoi nė rritje, e lidhur ngushtėsisht me Fakultetin e Mjekėsisė, si shef katedre, anėtar i kėshillit
shkencor tė fakultetit dhe pėr pesėmbėdhjetė vjet rresht, deri nė vitin 1976, si zv. Dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė gjatė
viteve 1972-80 ka zhvilluar leksione edhe nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit
nė Prishtinė.
Krijimtaria e tij shkencore nė fushėn e mjekėsisė, veēanėrisht pėr higjienėn, ėshtė e gjerė dhe e larmishme.
Ka pėrkthyer e pėrshtatur tekste mėsimore mjekėsore pėr Politeknikumin Mjekėsor, ku punoi sė mėsues i jashtėm disa vite, ėshtė
autor i disa teksteve tė Fakultetit tė Mjekėsisė, bashkautor nė tekste tė tjerė, ka botuar
mjaft artikuj pėr mjekėsinė nė “Buletinin e Shkencave Mjekėsore”, nė revistėn “Shėndetėsia popullore”
etj.
Me punėn e tij, me aftėsitė shkencore e organizative, me sjelljen e taktin shembullor, ka fituar dashurinė e respektin e studentėve, tė punonjėsve
e tė pedagogėve me tė cilėt kaloi njė jetė pune tė ndėrgjegjshme e profesionale.
Mbarėsinė nė jetė, nė punė e nė shoqėri ia solli Hamzos dhe martesa fatlume me Didare Mitėn nė vitin
1962, mėsuese nė profesion, bashkėshorte dhe nėnė shembullore. Njė ēift pėr ta
pasur zili si nė rini, ashtu dhe tani nė moshė disi mė tė thyer, qė zoti u fali njė vajzė e njė djalė, Aidėn qė mbaroi studimet
pėr kimi e_biologji dhe Altinin qė ka mbaruar Fakultetin Ekonomik.
E pyesim Hamzon tė na japė ndonjė pėrshtypje edhe pėr Fterrėn e gazetėn “Fterra jonė”. Ai
pėrgjigjet:
“ Me gjithė se kam jetuar pak nė Fterrė, kam shumė dashuri pėr vendin e njerėzit. Fterra ėshtė
vendlindja ime. Fteriotėt janė njerėz punėtorė, tė dashur, bujarė, mirėnjohės, tė etur pėr dije e kulture. Meritė tė veēantė
ka dhe gazeta “Fterra jonė”. Ajo ka shėrbyer shumė pėr unitetin e fshatit. E lexoj me shumė interes dhe kėnaqem,
jo vetėm unė e njerėzit e mi, por dhe miqtė e tė njohurit qė nuk janė fteriotė.
Ja, ky ėshtė Hamza Memi, njė bir i denjė i Fterrės, mjeku e pedagogu i shquar, burri i urtė e i menēur,
qė rrezaton mirėsi e dashuri nė gjithė qenien e tij fisnikėrore.
Bardhyl XHAMA