SAFET MEMI –
THEMELUESI DHE ORGANIZATORI I SPITALIT NĖ BORSH
Mė
rastin e 40-vjetorit te inaugurimit
Duke biseduar me doktor Safetin pėr spitalin rajonal nė Borsh, midis tė tjerave tregon:
“Nė muajin shkurt 1966, me thirrjen qė na u bė, dola vullnetar pėr tė shkuar ku tė ketė nevojė
Atdheu. Lashė familjen nė Tiranė dhe shkova nė Borsh. Fillimisht punova pėr krijimin e njė qendre shėndetėsore qė do ti shėrbente
jo vetėm fshatit, por gjithė zonės pėr qark. E ngritėm kėtė qendėr tė re atje ku ka qenė postblloku. Veē kooperativės bujqėsore, nė Borsh kishte edhe njė sektor tė fermės ku kishte njė ambulancė e njė infermiere.
Kjo ambulancė u shėrbente punėtorėve tė sektorit tė fermės. Qendra shėndetėsore qė ngritėm pėrmirėsoi ndjeshėm shėrbimin shėndetėsor,
por ajo nuk mund tė pėrballonte gjithė nevojat qė kishte fshati dhe zona pėr rreth. Prej kohėsh e kisha menduar ngritjen e
njė spitali. Nuk ishte e lehtė, por as e pamundur. Ishte tamam ēasti dhe e shtrova kėtė mendim nė asamblenė e kooperativės.
Kooperativa bujqėsore e bashkuar e Borshit (ku bėnin pjesė fshatrat Borsh, Fterrė e Ēorraj), ishte kooperativė e fuqishme
nga ana ekonomike. Tė gjithė mė mbėshtetėn, nė mėnyrė tė veēantė kryetari i kooperativės Bedo Mici. Spitali do tė ngrihej
me fondet e kooperativės. Pėr sa i pėrket Ministrisė sė Shėndetėsisė, miratimin e tyre e kisha me kohė.
Mbasi u bė ēdo gjė gati
nga ana teknike, pėrcaktimi i vendit, projekti e preventivi, materiale e gjithēka tjetėr, doli problemi i fuqisė ndėrtuese.
Vet kooperative kishte disa specialistė e punėtorė, por kooperativa kishte edhe mjaft probleme tė tjera qė lidheshin me prodhimin
dhe tė ardhurat. Atėherė mu desh tė kontaktoj me Ministrinė e Brendshme pėr tė kėrkuar ndihmėn e saj qė nė ndėrtimin e spitalit
tė punonin edhe tė burgosurit qė ishin vendosur nė burgun e Borshit. Edhe Ministria e Brendshme e pranoi kėrkesėn dhe kėshtu
filloi ndėrtimi i spitalit, i cili vazhdoi gati njė vit. Nė tetor 1968 u pėrfundua dhe u inaugurua godina e re . Njė godinė
modern pėr atė kohė qė edhe nga pamja e jashtme edhe nga brenda mė shumė i ngjante njė hoteli turistik.
Por qė tė ishte spital,
duhej edhe miratimi nga rrethi i Sarandės. Duke qenė edhe anėtar i kėshillit tė rrethit nė atė kohė, bisedova paraprakisht
me shumė nga kuadrot e rrethit, erdhėn dhe panė godinėn, tė cilėn e pėlqyen shumė, kėshtu qė kur e shtrova problemin pėr miratim,
nuk hasa vėshtirėsi. U miratua hapja e spitalit tė ri rajonal nė Borsh me 10 shtretėr, nga tė cilat 4 pėr maternitet dhe 6
pėr sėmundje tė ndryshme. Spitali do tė kishte 1 mjek, 1 infermier, 1 mami dhe dy sanitar. Spitali kishte gjithsej 23 dhoma
nga tė cilat dy dhoma shėrbenin pėr ambulancė, njė pėr sallė tė propagandės sanitare, njė pėr laborator, salla e mjekimeve,
kuzhina, depo etj.
Spitali Rajonal, megjithėse u ndėrtua me fondet e kooperativės, ju shėrbente veē fshatrave tė kooperativės
sė bashkuar Borsh, Fterrė, Ēorraj, edhe fshatrave pėr rreth si Piqerras, Qeparo, etj. Ai ishte njė spital model pėr fshatin
e asaj kohe dhe pėr kėtė arsye ėshtė vizituar nga mjaft njerėz vendės e tė huaj. Unė nė kėtė spital punova 4 vjet dhe mendoj
se kam dhėnė njė kontribut tė veēantė si pėr ndėrtimin e tij, ashtu dhe pėr organizimin e punės. Motivet pėr kėtė kanė qenė
te shumta, por ndėr kryesoret humanizmi qė mė ka karakterizuar tėrė jetėn time si dhe origjina ime nga Fterra, pėr tė lėnė
nė atė zonė dhe pėr ato fshatra njė objekt tė domosdoshėm qė u takonte dhe e meritonin”.
Nė spitalin e Borshit veē doktor Safet Memit, pėr njė kohė tė gjatė ka punuar edhe Bahri Shkurti.
Sot kjo godinė funksionon
vetėm si maternitet me njė mami dhe njė infermiere
Rakip
KORKUTI