Nė familjen tonė, vetėm
punohet e mėsohet
Intervistė
me biznesmenin PIRO MALO
Pirua ėshtė djali i madh i Muhamet Malos dhe
Mezo Zanes (Malaj), i cili me shumė punė, pėrpjekje e mundime ka ngritur tre biznese, njėri mė i suksesshėm e i dobishėm
se tjetri, pėr tė cilėt do shkruajmė mė poshtė.
Piro, cilat dhe si kanė qenė fillimet e punės e veprimtarisė tuaj si biznesmen ?
Pėrpara se t’ju flas pėr aktivitetin tim nė fushėn
e biznesit, fillimisht dua tė pėrshėndes tė gjithė fteriotėt kudo ku ndodhen, kudo ku punojnė e jetojnė dhe si ēdo fteriot,
edhe unė ndjehem krenar qė jam nga Fterra. Me kėtė rast, duke qenė nė prag tė vitit tė ri, ju uroj tė gjithė fteriotėve qė
ta kalojnė gėzuar e me sa mė shumė tė mira e begati nė familjet e tyre.
Qysh kur kemi qenė tė vegjėl, babai ynė dhe nėna na kanė
folur e na kanė ushqyer me njė dashuri e respekt tė veēantė pėr Fterrėn e fteriotėt. Tė njėjtėn gjė bėjmė edhe unė e
bashkėshortja ime me dy vajzat tona, Dorjanėn dhe Aroldėn, qė kurrė tė mos e harrojnė e mohojnė prejardhjen e tyre nga Fterra.
Familja jonė ėshtė larguar nga Fterra pas viteve 50’
dhe ėshtė vendosur nė lagjen e Kombinatit. Aty sė bashku me dy vėllezėrit e mi, Gramozin dhe Mirushin, jemi rritur, kemi kryer
shkollat, dhe kemi kaluar jetėn tonė mė tė bukur tė rinisė, sė bashku me shumė fteriot tė tjerė qė banonin nė Kombinat.
Unė pas pėrfundimit tė shkollės kam punuar shofer pėr
11 vjet rresht me autoambulancė nė Spitalin Nr.5 tė Tiranės. Pas viteve 1990, pasi mbeta pa punė, si shumė fteriot e
shqiptarė tė tjerė u detyrova tė emigroj nė Greqi. Prej vitit 1992 deri nė vitin 1994, kam jetuar sė bashku me familjen time
nė Athinė, ku fillimisht u detyrova tė bėj punė tė rėnda e tė vėshtira, por mė pas fillova tė punoj tek njė pronar grek qė
merrej me punimin e gipsit dhe kartonxhesit. Me shumė mundim, pėrpjekje e vėshtirėsi, sikurse i thonė fjalės, duke punuar
e duke mėsuar, i vura detyrė vetes qė t’ia merrja, ose mė mirė tė them, t’ia ”vidhja” zanatin
pronarit, sepse greku nuk ta jep kollaj zanatin, dhe kėshtu bėra.
Nė fund tė vitit 1994 u ktheva nė Tiranė dhe me ato pak
kursime qė sigurova nė Greqi, hapa biznesin tim, tė punimit tė gipsit dhe kartonxhesit. Fillimet janė gjithmonė tė vėshtira,
por gradualisht, me shumė punė e pėrpjekje dhe me korrektėsinė qė na karakterizon ne fteriotėve, arrita tė mbijetoj e ta zgjeroj
aktivitetin tim.
Fillimisht punėsova nė kėtė repart, njerėzit e mi tė afėrm,
Ibrahim e Valter Malon, nipėrit e mi Sokol e Gazmend Lalaj, djalin e hallės Adrian Koēi etj. Sot, pothuajse tė gjithė kėta
qė pėrmenda, kanė hapur bizneset e tyre dhe kjo mua mė jep njė kėnaqėsi tė dyfishtė. Sot aktualisht, nė kėtė repart qė shikoni,
kam punėsuar 18 punėtorė dhe jam i kėnaqur se puna e mundimi nuk mė kanė shkuar kot. Unė nuk kam krijuar ndonjė biznes shumė
tė madh, sepse ne fteriotė gjithmonė, shkojmė deri aty ku mund tė arrijmė, pra nė nivele mesatare, me qėllim qė edhe
tė zbresim lehtė e pa dhimbje po qe e nevojshme. Kam bindjen se kjo ide i ka udhėhequr e shoqėruar nė jetė e nė punė pothuajse
tė gjithė fteriotėt, intelektualė apo punonjės tė thjeshtė qė kanė qenė. Pra, e rėndėsishme pėr mua ėshtė, qė unė me kėtė
biznes ushqej e mbaj familjen time, kam ndihmuar e ju kam dhėnė zanatin njerėzve tė mi tė afėr, por njėkohėsisht, ushqehen
edhe familjet e gjithė kėtyre punėtorėve. Kjo mė jep kėnaqėsi e mė bėn qė tė ndjehem mirė shpirtėrisht e moralisht.
A mund tė na flisni edhe diēka mė shumė pėr punėn dhe arritjet tuaja me kėtė biznes ?
- Mė duket se po e bėjmė “A doni mė pėr Belulin”, - bėj shaka, se ne fteriotėt nuk e kemi si zakon qė tė
mburremi, por mund t’ju them se nė saj tė punės e sidomos tė korrektėsisė me klientėt time, unė kam kryer punime nė
shumė institucione shtetėrore e private, sikurse mund t’ju pėrmend ; kam realizuar tė gjitha punimet nė gips e
kartonxhes nė Bashkinė e Tiranės, nė Ministritė Jashtme, atė tė Kulturės e Turizmit, tė Ekonomisė dhe Energjetikės,
Bujqėsisė, Telekomunikacionit e Transportit, nė Banka, nė dyqane, me dhjetėra vila e apartamente banimi e shumė tė tjera tė
cilat tani nuk mė kujtohen. E rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė klientėt e mi kanė mbetur tė kėnaqur si nga cilėsia e punimeve
dhe nga ēmimet e arsyeshme qė unė kam. Firma “Mareti Gips” pranė ish ndėrmarrjes sė Mjeteve Mėsimore tani ėshtė
bėrė e njohur dhe e preferuar dhe me njė klientelė tė gjerė e tė sigurt.
Ju keni edhe dy biznese tė tjera. A mund tė na tregoni shkurtimisht diēka ?
- Po , pėrveē kėtij biznesi, unė kam edhe njė servis pėr
riparimin e lyerjen me bojė tė automjeteve tė cilin e kam hapur qysh nė vitin 2000 dhe ky servis quhet “Servis Fterra”.
Kam punėsuar katėr specialistė. Puna mė ka ecur mire dhe jam i kėnaqur. Punės duhet ti rrish mbi kokė siē i thonė fjalės.
Puna private ka tė mirat e saj, por ka edhe privacione. Kohėn e kam mjaft tė kufizuar, punoj me orar e pa orar. Ditėt e pushimit
e tė festave nuk i shijoj e shfrytėzoj pėr shplodhje, e argėtim, por kėtu, nė punė. Kėshtu familjes e vajzave ju mbetem borxh.
Gjithashtu kam hapur edhe Qendrėn Estetike
“PIRRO” brenda Hotel ROGNER, tė cilin e menaxhon dhe drejton bashkėshortja ime Vania, e cila kėtė profesion e
ka fituar pasi pėrfundoi shkollėn e estetikės nė Athinė. Kėtė qendėr estetike e kam hapur qysh nė vitin 1999, pra ka qenė
nga tė parat aktivitete private tė kėtij lloji nė Tiranė, pas hapjes se qendrės estetike FRONTERA, dhe sigurisht kėtu klientela
ėshtė e zgjedhur pasi kjo qendėr, kryesisht frekuentohet mė shumė nga tė huajt. Edhe kėtu kemi punėsuar dy specialiste estetiste
dhe ėshtė njė biznes i suksesshėm.
Ky biznes nuk do tė mbijetonte pa punėn e pėrpjekjet e
bashkėshortes time e cila pėrveē detyrimeve qė ka pėr shtėpinė, e sidomos pėr mirėrritjen, edukimin e arsimimin e dy vajzave
si dhe pėr mbarėvajtjen e punės nė qendrėn estetike, po pėrfundon edhe Fakultetin Juridik. Nė familjen tonė, vetėm punohet
e mėsohet. Vajza e madhe Dorjana vazhdon vitin e tretė pėr arkitekturė nė Universitetin “POLIS”, ndėrsa Arolda
ėshtė nė vitin e parė pėr shkencat politike nė Universitetin “Marin Barleti”. Pra, aktiviteti familjes
sonė pėrmblidhet nė formulėn; Biznes - Arsimim – Punė e Fitim dhe fare pak Argėtim.
Sė fundi, cilat janė lidhjet e tua me Fterrėn dhe ēfarė mundėsi, lehtėsi e kėnaqėsi ju ofroni fteriotėve me bizneset dhe
aktivitetet tuaja ?
Jo pa qėllim, po e filloj pėrgjigjen nga fundi. Nė radhė
tė parė e kam pėr nder dhe pėr kėnaqėsi kur mė krijohet mundėsia qė me punėn time t’ju shėrbej sadopak fteriotėve tė
mi. Sigurisht qė ēdo fteriot do tė ketė trajtim tė veēantė pėr cilėsinė, shpejtėsinė e shėrbimit dhe ēmimit. Janė e
do tė jenė gjithmonė tė mirėpritur e tė favorizuar jo vetėm fteriotėt, por edhe tė gjithė miqtė e shokėt e tyre qė do tė kėrkojnė
punėn e ndihmėn time.
Dhe pėr ta mbyllur, sikurse thotė fjala e urtė, ”ėmbėlsira
lihet pėr nė fund”, Fterra, jo sepse ėshtė fshati jonė, origjina e prejardhja jonė, ose mė mire tė them, ėshtė rrėnja
e pemės sė fiseve tona. Nuk e di pse, por sa here qė kam shkuar atje, sikur ēmallem me vendlindjen e gjyshėrve e tė prindėrve
tė mi. Unė atje kam gurėt dhe shtėpitė e Male, kam akoma njerėzit e dashur tė farefisit tim, kam Novruzin e Monon, Profitin
e Sulo Zanin e shumė tė afėrt tė tjerė, tė cilėt na presin e na pėrcjellin me njė dashuri e respekt vėllazėror. Fterra ėshtė
malli dhe dobėsia jonė e pėrhershme.
Feksor
SHKURTI