Tė gjithė
klientėt janė tė barabartė,
por kur nė
klinikė vijnė fteriotė, puna ndryshon...
Bisedė me doktoreshėn
okuliste REZARTA SHKURTI
Duke kaluar nė rrugėn e Kavajės, nga qendra pėr nė drejtim
tė 21 Dhjetorit, pikėrisht pėrballė ish Radio Tiranės, nė vargun e madh tė tabelave tė reklamave tė dyqaneve e aktiviteteve
tė ndryshme, tė bie nė sy njė reklamė e bukur. Ėshtė reklama e klinikės “OPTIKA UNION” e hapur nga doktoresha
Rezarta Shkurti.
Sa futesh nė ambientet e brendshme tė kėsaj klinike, fillimisht
tė tėrheq vėmendjen rregulli, pastėrtia arredimi me shumė shije e modern, por mbi tė gjitha, buzėqeshja e ngrohtėsia me tė
cilėn tė pret e pėrcjell personeli. Komunikimi aq i ngrohtė e plot dashamirėsi, por edhe me predispozicionin pėr tė
tė shėrbyer shpejt e me kulturė, tė krijon ndjesinė sikur je duke komunikuar me njerėz tė afėrm, tė cilėt i ke njohur prej
shumė kohėsh dhe qė janė gati tė tė japin e tė ofrojnė gjithēka qė munden. Besoj se kėtė kėnaqėsi e impresion
e provojnė tė gjithė klientėt qė i drejtohen kėsaj klinike.
Para se tė flasim pėr klinikėn dhe shėrbimet qė ajo ofron,
dėshirojmė tė bėjmė njė prezantim tė shkurtėr tė asaj qė e drejton dhe menaxhon kėtė klinikė moderne si dhe familjen e saj
tė mrekullueshme nga e cila rrjedh, pa tė cilėn doktoresha e talentuar nuk do tė ishte kjo qė ėshtė sot.
Rezarta ėshtė vajza e Tomorr Shkurtit dhe e Nazmije Abazit
nga Plloēa e Vlorės, por qė tani ka marrė “statusin” e njė fterioteje tė vėrtetė. Tomorri, fatkeqėsisht tani nuk
jeton mė pasi ka vdekur mė 5 janar tė vitit 1977, nė moshėn 59 vjeēare. Rezarta ėshtė njė bijė e thjeshtė
fteriote, e zgjuar e dashur dhe e kulturuar e njerėzore. Pasi mbaroi Fakultetin e Mjekėsisė nė vitin 1993, ka
punuar si mjeke nė Spitalin Qendror tė Ushtrisė, nė Aviacionin Ushtarak nė Rinas dhe nė vitin 2000 pėrfundoi specializimin
pėr okuliste. Pas specializimit ka punuar e vazhdon tė punojė nė Poliklinikėn Qendrore. Gjithashtu, ka punuar pėr 8
vjet rresht edhe nė klinikėn Optika “Bruna”, sigurisht mbas orarit tė punės nė poliklinikė. Aktualisht vazhdon
tė punojė nė Poliklinikėn Qendrore por mendjen dhe shpirtin i ka nė klinikėn e saj tė re “OPTIKA UNION”
tė cilėn e ka hapur sė bashku me njė kolegun e saj nė prill tė kėtij viti. Krahas punės nė dy klinika, Rezarta nuk heq
dorė nga studimet e kualifikimet e shumta qė ka kryer e po kryen. Gjatė kėtij viti ka mbrojtur masterin e
nivelit tė parė me temė, “Korrigjimi i defekteve tė shikimit tė lidhura me syzet me pėrdorimin e lentave tė kontaktit”
dhe ka fituar gradėn shkencore, “Medical Doctor” pranė Departamentit tė Okulistikės.
Fjala e urtė, “bėmė o baba tė tė ngjaj” tek
Rezarta dhe babai i saj, ka gjetur mishėrimin e plotė tė kuptimit tė kėsaj shprehje tė menēur tė popullit. Tomorri,
i cili ka qenė njė njeri me veti e cilėsi shumė tė mira e tė veēanta, ka qenė tip inteligjent, studioz, korrekt, i ndėrgjegjshėm
e i drejtė, i dashur dhe miqėsor nė marrėdhėniet familjare e shoqėrore. Ai ka studiuar pėr 4 vjet nė Ēekosllovaki dhe nė Universitetin
e Tiranės ku u diplomua si inxhinier gjeolog. Ka punuar si inxhinier pėr nxjerrjen e naftės e tė gazit nė Marinėz e Patos,
Vllahinė e Gorisht tė Vlorės dhe nė ish Ministrinė e Energjetikės deri sa doli nė pension, tė cilin fati nuk e la qė
ta gėzonte deri nė fund. Nė vitin 1966 Tomorri u martua me Nazmien me tė cilėn kanė lindur e rritur dy fėmijė, Dritanin
dhe Rezartėn. Tė dy sė bashku, vėlla e motėr janė vazhdim i genit dhe cilėsive mė tė mira tė prindėrve e gjyshėrve tė
tyre, janė dy fteriot tė mirė, dhe me tė drejtė, krenohen me prejardhjen e tyre.
Por le tė kthehemi tek objekti i kėtij shkrimi, tek doktoreshė
Rezarta dhe klinika e saj.
Ndjen njė kėnaqėsi tė veēantė kur takohesh e bisedon
me doktoreshė Rezartėn, kur shkon pėr vizitė nė klinikėn e saj, kur e takon nė rrugė dhe tė pėrqafon me buzagazin e saj karakteristik
dhe me njė ngrohtėsi miqėsore e vėllazėrore.
Kabineti i vizitave ėshtė modern, i kompletuar me
aparatura japoneze tė fjalės sė fundit. Gjithashtu nė klinikėn e doktoreshė Rezit, kryhen edhe diagnostikimet e sėmundjeve
tė syve dhe trajtimit tė tyre, matjen e tensionit tė syrit dhe mjekimin e tij, vizita pėr tė gjitha moshat, edhe pėr fėmijėt.
Nuk mund tė lemė pa pėrmendur punėn e kujdesin e madh qė ka treguar e tregon vėllai i Rezartės, Dritani, i cili tashmė ėshtė
punėsuar nė klinikėn e sė motrės nė rolin e menaxherit i cili i ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe motrės sė tij pėr ēdo gjė,
megjithėse me profesion inxhinier ndėrtimi.
Falė aftėsive dhe punės tė kujdesshme e me profesionalizėm
tė personelit dhe aparaturave bashkėkohore, “Optika Union” ka njė klientelė tė sigurt, nga metropoli i Tiranės,
por dhe nga gjithė Shqipėria. Ky fakt ne fteriotėve na gėzon e na bėn tė ndjehemi mirė, pse jo edhe tė krenohemi. Tradita
e mjekėve tė shquar e tė nderuar fteriot, Besim Elezi, Safet Memi, Luan Dusha Hamza Memi, Sezai Braho, , Elvira
Zhupa, Lek Xhama, Fahri Mita, Fejzi Hizmo, Bashkim Brinja, Agjah Ruko etj. vazhdon me brezin e mjekėve mė tė rinj; Maksi Memi,
Elvira Kofina, Edip Bezhani, Violeta Braho, Adriana Merkuri, Rezarta Shkurti, Pranvera Dusha, Peti Zeneli, Ema Elezi, Genti
Memi, Genci e Drini Mita etj. Kėshtu vazhdon e rritet emri i mirė dhe tradita e bukur e mjekėve fteriot, pėrfshi
edhe doktoreshė Rezatėn tė cilėn e kemi objekt tė kėtij shkrimi, pėr tė cilėt ne fteriotėt, me tė drejtė ndihemi mirė e tė
vlerėsuar.
Pėr mua, thotė doktoreshė Rezi, - tė gjithė klientėt janė
tė barabartė e trajtohen pa dallim, sepse janė njerėz qė kanė nevojė e qė kėrkojnė ndihmėn mjekėsore, mjekim e
shėrim, por kur ne klinikė me vijnė klientė fteriot, puna ndryshon. Nuk di pse kam njė ndjesi e dobėsi tė veēantė, njė
detyrim e kėnaqėsi shpirtėrore pėr t’ju dhėnė gjithēka kam mundėsi. Tė gjithė mė duken si tė afėrm e kushėrinj tė babait
tim qė e kam dashur aq shumė. Janė e do tė jenė gjithmonė tė mirėpritur nė klinikėn time, pa bėrė fjalė pastaj pėr trajtim
mjekėsor, pse jo dhe atė ekonomik. Unė i dua me shpirt fteriotėt sepse jam bijė tė atij fshati kaq tė dėgjuar, tė nderuar
e tė vlerėsuar. Jam krenare qė jam nga Fterra.
Vajza ime Bertila, e cila ėshtė 11 vjeē, shpesh
herė mė thotė, - mami kur do mė ēosh nė Fterrė qė ta shikoj edhe unė fshatin, tė shkoj tek shtėpia e gjysh Dervishit.
Unė i kam dhėnė fjalėn se nė takimin e tė gjithė fteriotėve qė do tė bėhet nė muajin gusht tė vitit 2009, do shkojmė sė bashku
me daja Dritanin dhe xhaxhi Feksorin.
Feksor
SHKURTI