FTERRA 59

Klida - bija e Fterres

Home
Faqe 1
Faqe 2
Faqe 3
Faqe 4
Faqe 5
Faqe 6
Faqe 7
Faqe 8
Fqe 9
Faqe 10
Faqe 11
Faqe 12

kledashkurti-240.jpg
Kleda Xhovalin Shkurti

KLEDA - BIJA E FTERRĖS

Volejbollistja – kapitenia e ekipit tė “17 Nėntorit”,anėtare e ekipit kombėtar

 

Lindi mė 23.02.2008 nė Tiranė. Vajza e Xhovalin Shkurtit dhe e Lumturi (Gogollit) Shkurtit. Mamaja e saj, Lumja, ka qenė volejbolliste e ekipit tė “17 Nėntorit” si dhe anėtare e ekipit kombėtar, kurse gjyshi i Kledės, Hidajet Gogolli, ka qenė mundės, trajner, mjeshtėr sporti nė klubin “17 Nėntori”.

Dėshira e Xhovalinit dhe e Lumes ishte qė vajza e tyre tė merrej me sport. Nė vitin 1995, kur ajo ishte vetėm 9 vjeēe, shoqėruar nga prindėrit e saj bėnte stėrvitje dy herė nė ditė nga lagja “Kombinat” ku jetonte, nė palestrėn “F.Hoti”. Kleda nuk u mėrzit qe linte prapa shoqet, lodrat e kukullat, shumė tė dashura pėr vajzat e asaj moshe. Trajner kishte Adrian Gorenxėn, i cili jo vetėm qė e ndoqi gjatė gjithė viteve, deri nė vitin 2008 qė mbaroi akademinė “Vojo Kushi”, por edhe e ka trajtuar si vajzėn e tij. Ishte i kėnaqur me ecjen e Kledės dhe shpesh thoshte: “ Me Kledėn kam fitoren”.

Nė vitin 2000 Kleda, tashmė 14-vjeēare, grumbullohet me ekipit ko,betar tė para tė rejave dhe afirmon talentin e saj si volejbolliste . Po kėtė vit merr pjesė nė kampionatin Ballkanin qė u zhvillua nė Greqi, si kapitene e ekipit. Vazhdon shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “Myslim Keta”, pa u shkėputur asnjė ditė nga stėrvitja. Nė tabelėn e shkollės tė talenteve tė reja qėndron fotografia e saj si sportiste e afirmuar.

Nė vitin 2003 merr pjesė nė ballkaniadėn e zhvilluar nė Turqi si kapitene e ekipit pėr tė reja. Statistikat e nxjerrin Kledėn nė bend tė parė nė ekipin kombėtar qė kishte shėnuar mė shumė pikė dhe nė vend tė gjashtė nė olimpiadėn ballkanike. Nė kėtė kohė nga disa trajnerė si i Rumanisė, Turqisė, pati interesim pėr tė shkuar nė ekipet e tyre, por Kleda, tashti 17-vjeēare, u pėrgjigj: “Kam kėnaqėsi tė luaj pėr vendin tim”.

Nė vitin 2005 Kleda bėhet pjesė e ekipit kombėtar pėr tė rritura dhe merr pjesė nė lojrat ndėrkombėtare tė zhvilluara nė Spanjė.

Viti 2008, viti qė po mbyllet, ishte pėr Kledėn viti i ngjarjeve tė mėdha: Mbaroi studimet nė Akademinė “Vojo Kushi” dhe fillon punė si mėsuese e edukimit fizik. Ekipi i “17 Nėntorit” Ku Kleda bėn pjesė, mori kupėn e Shqipėrisė, kupėn “Harun Dajaka” dhe kupėn e federatės, kurse nė kupėn Gabel Voly tė zhvilluar nė Mal tė Zi, Kleda mori kupėn si lojtare mė e mirė e kėtij aktiviteti. Po ashtu gjatė kėtij viti mori pjesė nė kampionatin Evropian tė volejbollit tė zhvilluar nė Angli, Slloveni, Ēeki.

Ja, kjo ėshtė Kleda, kapitenia e ekipit tė “17 Nėntorit” tė Titanės.

Kleda ka mjaft cilėsi tė mira edhe si njeri, por kėtė radhė deshwm tė shkruajmė vetėm pėr rezultatet e saj nė sport. Ndoshta ndonjė herė tjetėr...

                                             Meliha (Lohja) Shkurti

 

Adres: Rr. Medar Shtylla (Kom. Parisit) pall.ABC constr. god.2 shk.1 ap.2
Tel: +355 2 2234591 & 2320861 Cel: 0692154981
E mail: axhama@yahoo.com & axhama@fterra.com
Tirana, ALBANIA